Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Ban Ki Mun takim privat me Jeremic

Ban Ki Mun takim
privat me Jeremic

NEW YORK- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, kanë mbajtur sot një takim privat, lidhur me kërkesën e Serbisë për negociata të reja për Kosovën. Ata kanë diskutuar për propozim rezolutën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se pavarësia e Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare, ka njoftuar OKB-ja. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, u ka bërë thirrje të gjitha palëve “që ta mbështesin dialogun konstruktiv dhe zgjidhjen e të gjitha shqetësimeve të mbetura, duke inkurajuar stabilitetin politik dhe dekurajuar provokimet”.(m.a/rel/BalkanWeb)



Komente: