Lajme te tjera
- Tiranë, sulmohet dhe grabitet kambisti
- Ish-Ekspozita, PS: Ja afera korruptive për privatizimin
- Gruevksi sot në Shqipëri takon minoritetin maqedonas
- Karaburun, kapet një varkë me 2 të huaj në bord
- Kavajë, i sëmuri mendor vetëdigjet me benzinë
- Berisha: Të ridimensionohet roli i Mbretit Zog
- Zhdukja e Remzi Hoxhës në gjykatë dëshmitë e tre ish- shikasve
- Sëmundjet infektive në burgje, testohen të dënuarit
- Sëmundjet infektive në burgje, testohen të dënuarit
- Ina Rama në Hagë për krimin e organizuar
Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin "për buxhetin 2010"

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shpalljen e ligjit "Për disa ndryshime në ligjin 'Për buxhetin e vitit 2010", i miratuar në Kuvend më 26 korrik. Ndryshimet në buxhetin e shtetit për këtë vit, të propozuara nga qeveria, parashikojnë shkurtimin e shpenzimeve me 39 miliardë lekë. Sipas ligjit të dekretuar sot zërat që pësojnë ulje janë shpenzimet qeveritare dhe administrative, të cilat janë shkurtuar me 22%. Ndërkohë, nga rishikimi i buxhetit nuk preken pagat, përkundrazi, niveli i tyre rritet në raport me prodhimin e brendshëm bruto dhe kjo për shkak se është bërë një rritje pagash që shkon në nivelin vjetor rreth 6 miliardë lekë dhe po ashtu nuk preken pensionet të cilat patën një rritje. Gjithashtu, sot Presidenti i Republikës dekretoi dhe shpalljen e disa ligjeve të tjera të rëndësishme të miratuar javët e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë si akti normativ, me fuqinë e ligjit, “Për disa ndryshime në ligjin “Për prokurimin publik”, ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaporta për jashtë shtetit" dhe ligji "Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar”. (e.n/BalkanWeb)
