Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Konflikti PD-President Reagojnë të përndjekurit: Maxhoranca sulme politike

Konflikti PD-President
Reagojnë të përndjekurit:
Maxhoranca sulme politike

TIRANE- Konflikti më i fundit mes maxhorancës dhe Presidentit lidhur me kandidaturat për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese ka sjellë dhe reagimin e të përndjekurve dhe të burgosurve politikë , të cilët janë pozicionuar në favor të kreut të shtetit. Sipas sekretarit të përgjithshëm të shoqatës, Besim Ndregjoni sulmet e maxhorancës janë politike dhe të paprecedenta. “Sulmi ndaj Presidentit të Republikës për mendimin tim është i paprecendent dhe një sulm më tepër politik se sa institucional. Unë mund ta përkufizoja si sulm të pinjollëve të bllokut tek maxhoranca që sulmojnë presidentin anti komunist. Ne si institucion i të përndjekurve politikë jo vetëm e mbështesim institucionin e presidentit por i bëjmë dhe një thirrje maxhorancës, si votues të saj, që nuk është koha e lojërave politike por është koha e forcimit të institucioneve demokratike në Shqipëri. Maxhoranca ka interesat e veta politike që e bën këtë sulm por është koha që dinastitë e kalbura të komunizmit të luftojnë me mjete demokratike dhe jo të luftojë për interesa politike.” theksoi Ndregjoni. Ndërkaq, të përndjekurit dhe të burgosurit politik kërkojnë nga kryebashkiaku Edi Rama pranimin e ngritjes së memorialit të rezistencës antikomuniste në sheshin “Skënderbej”. (e.n/news24/BalkanWeb)



Komente: