Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizës

Ndotja, pushuesit
braktisin plazhin e Bizës

DURRËS- Me qindra mijëra shishe plastike kanë mbuluar tërësisht plazhin e Bizës në kufirin midis Krujës dhe Durrësit. Ndotja është aq e madhe sa mijëra shishe plastike kanë zënë vendin e cadrave dhe shazlloneve të pushuesve që e frekuentonin dikur këtë plazh. Sipërfaqja e ndotur është aq e madhe sa plazhi, dikur një perlë e Adriatikut, sot nuk mund të shfrytëzohet nga pushuesit. Dikur plazhi shfrytëzohej nga mijëra qytetarë nga Tirana, Durrësi, Kruja, Fushë Kruja, Laci e madje dhe nga Burreli e Peshkopia ndërsa sot ky plazh është katandisur në një gjendje mjerane me mjedis krejtësisht të ndotur nga mbetjet plastike që sjell Lumi Ishëm. Sipas banorëve, burimi i ndotjes vjen nga Tirana ku pas ndotjes së lumit Ishëm, tashmë ndotja e tij po kalon në Adriatik. (e.n/news24/BalkanWeb)



Komente: