Lajme te tjera
- Shqipëria barazon në Rumani, Muzaka i dhuron një pikë Kombëtares
- Nis edicioni i "Euro 2012', sot në mbrëmje Rumani- Shqipëri
- Eliminatoret e "Euro 2012", sot në mbrëmje, Rumani-Shqipëri
- Shqipëria mbërrin në Rumani, Kuzhe zgjidh dilemat e fundit
- Futboll, Euro 2012 Spanja nis mbrojtjen e titullit
- Futboll, Euro 2012, Spanja nis mbrojtjen e titullit
- Kuzhe nuk kërkon rreziqe: Në Rumani do të mbrohemi
- Skela: Humbja 6-1 momenti më kritik i karrierës sime
- Skela: Humbja 6-1 momenti më kritik i karrierës sime
- Balak rizgjidhet kapiten i kombëtares gjermane
Rikardo Kaka: Nuk vuaj nga pubalgjia

MADRID- Nuk kam pubalgji kronike, Reali i Madridit nuk është mashtruar në verë nga Milani. Ka qenë vetë Rikardo Kaka ai që ka sqaruar lajmet e përhapura në shtypin spanjoll se ai vuan nga sëmundja që quhet ndryshe “skuqje e rrëzëve të kofshëve”. Sot, braziliani ka dalë në një konferencë për shtyp enkas për të bërë të hedhur poshtë këto zëra. “Mund ta mbyllim diskutimin mbi pubalgjinë, nuk e kam këto problem. Kush e thotë këtë gënjen. Prezenca me Espanjolin u jep fund këtyre thashethemeve që dolën gjatë javës së shkuar”, deklaroi Kaka. Sipas tij, ndalesa që pati nga kjo sëmundje në muajin nëntor, tashmë është vetëm një kujtim i largët. “Jam duke u përmirësuar vazhdimisht. Problemi im kryesor është kondicioni fizik. Nuk isha siç do të doja dhe tani jam duke u kthyer të bëj atë që më pëlqen në fushë. Më përpara nuk isha mirë. Më duhet të jem i kujdesshëm, siç bën Kristiano Ronaldo me kaviljen, Ramos me pubalgjinë dhe Marselo me tendinat”, u shpreh më tej fantazisti brazilian. Kaka foli edhe për Realin e Madridit, që sipas tij është formuar tashmë si skuadër. “Kjo skuadër ka një identitet të sajin për momentin dhe të gjithë bëjmë atë që kërkon Pelegrini. Personalisht nuk kam më detyra mbrojtëse si në të shkuarën, kështu që ndjehem shumë mirë te Reali”, përfundoi Rikardo Kaka.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
