Trajneri Konte, kundër Napolit nesër në mbrëmje, mund të mbështetet tek ata lojtarë që e kanë fituar në të kaluarën trofeun
Kupa e Italisë numër dhjetë është aty, shumë afër. Mbetet vetëm mes Napolit dhe Juventusit dhe yllit të argjendtë. Kanë kaluar 17 vite nga suksesi i fundit bardhezi: sezoni 1994-95, ndeshje me vajtje-ardhje kundër Parmës, 1-0 në Torino dhe 2-0 në transfertë me Porinin në gol në të dy ndeshjet.
Ishin Antonio Konte (në fushë në minutat e fundit të ndeshjes së kthimit) dhe Del Piero, 20 vjeç në atë kohë. Me ata, edhe Çiro Ferrara, që në karrierë e ka fituar trofeun me fanellën e Napolit dhe Juventusit.
ATA TË DY IA KANË DALË Vetëm tre lojtarë të Juventusit sot kanë luajtur dhe kanë fituar një finale në Kupën e Italisë: bëhet fjalë për Bufonin, Vuçiniçin dhe Likshtejnerin, por nesër në mbrëmje Xhixhi (që ka fituar në 1999 kupën, kur luante me Parmën) do t’ia lërë portën e tij Storarit.
Praktikisht të sigurt për një vend në formacion dy të tjerët, që triumfuan pikërisht në “Olimpiko”, në shtëpi, por në dy ekipet rivale. Kampioni malazez ka ngritur trofeun në 2008-ën: luante te Roma që ka fituar 2-1 me Interin e Roberto Mançinit; gola të Meksesit dhe Perrotës (dhe i riu Pele për zikaltrit). Vitin pasardhës i ka takuar lacialit Likshtejner të gëzojë: fitore bardhekaltër (Delio Rosi trajner) me penallti kundër Sampdorias, me zviceranin që ka qenë i saktë nga pika e bardhë.
Vuçiniç ka qenë në listë edhe në Kupën e Italisë të parë të epokës Spaleti, maj 2007-të, por në asnjë nga dy finalet (6-2 për Romën në takimin e parë dhe 2-1 për Interin në Milano) nuk ka gjetur vend. Të njëjtin fat që ka pasur Pirlo në sezonin 2002-2003: ka parë të triumfojë Milanin e tij nga stoli, si në fitoren 1-4 në “Olimpiko” edhe në atë 2-2 në “San Siro”.
E KATËRTA PËR MIRKON Gjithsesi, mund të konstatohet si Mirko Vuçiniç është një “specialist” i vërtetë në vitet e fundit: nesër në mbrëmje mund të jetë për herë të katërt në listën zyrtare të një finaleje të Kupës së Italisë, sepse përveç atyre të përmendura, i duhet shtuar finalja e 2010-ës, e humbur 1-0 (gol i Militos) kundër Interit të Mourinjos, ai i “tripletës” historike. Dhe atëherë pritet të shikojmë një Mirko të uritur dhe të motivuar në nivelet maksimale: është në kërkim të golit të dhjetë sezonal.
NË SHIFRA Një akt final tek i cili Juventusi shkon për herën e 14-të, një rekord absolut: deri tani nëntë fitore, si Roma. Për herën e shtatë, më pas, kupa do të luhet me një ndeshje të vetme: për momentin, katër fitore (1958-59, 1959-60, 1964-65 dhe 1978-79) dhe një humbje (1972-73 me penallti kundër Milanit). Shqetësuese vetëm e dhëna e fundit: bardhezinjtë kanë humbur në dy finalet e mëparshme, kundër Parmës (2002) dhe Lacios (2004).
Komento












Tweet This
Share on Facebook
Digg This
Save to delicious
Stumble it
RSS Feed
Tweet This
Share on Facebook
Digg This
Save to delicious
Stumble it
RSS Feed
Tweet This
Share on Facebook
Digg This
Save to delicious
Stumble it
RSS Feed



